Rastësia zbuloi “terroristët” e Vlorës, eksperti i tritolit denoncoi Jul Sinanin
Ka qenë një denoncim në policinë e Durrësit i shtetasit N.GJ, ai që ka zbuluar veprimtarinë e një ndër grupeve më të rrezikshme kriminale të shpërthimeve me eksploziv në vendin tonë, të paktën vitet e fundit, i shkatërruar tashme nga policia e shtetit.Shtetasi N. GJ. ishte njeriu që i siguronte bazën materiale vrasësit me pagesë, Julian Sinani, të arrestuar tashmë nga policia e Tiranës. Një mosmarrëveshje mes të dyve ka bërë që Sinani ta kërcënojë me vdekje N.GJ dhe ky i fundit duke i njohur CV kriminale Sinanit ka vendosur ta denoncojë atë në policinë e qytetit bregdetar.Pas kësaj strukturat e policsë kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Julian Sinanin dhe ditën e arrestimit të tij kanë mundur ta ndalojnë në flagrancë. Mësohet se atë ditë ai do vriste një biznesmen të njohur në fushën e karburanteve, i cili ushtron aktivitetin në qytetin bregdetar të Durrësit.Pas ndalimit të tij nga policia, 27-vjeçari ka zbardhur të gjithë ngjarjet kriminale ku ai ka marrë pjesë, përfshirë këtu edhe ato që ka kryer në Greqi, si vrasje me pagesë dhe vendosje e bombës në gjykatën e Selanikut.
Zhvillimet e fundit ku u bë i mundur arrestimi i shtetasit N.GJ dhe Julian Sinanit, të dy kanë vendosur që të jenë bashkëpunëtorë të drejtësisë. Bëhet me dije se Julian Sinani mbrëmjen e të mërkurës ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë shqiptare.Pas pendimit të Sinanit dhe N.Gj, detaje të reja kanë dale edhe mbi vendosjen e eksplozivit në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, e cila u pikas në hyrje të Kryeministrisë dhe për fat u shmang një tragjedi.Sipas dëshmive të të penduarve ata përgatitur sasinë e C4 të gatshme për të shpërthyer dhe ia kanë dhënë shtetasit Marion Mitro, i cili është i arrestuar nga policia e Tiranës. Ka qenë ky i fundit ai që e ka vendosur në makinën e Prefektit.Ndërsa i gjithë konflikti mes Mitros dhe Dervishit ka nisur për një parking në qytetin e Vlorës, ku Mitro i ka kërkuar që të mos i prishen nga aksioni i INUK-ut të qytetit të Vlorës. Ndërkohë që detaje të reja priten në ditët në vijim mbi veprimtarinë e këtij grupi.