Sherri për pronën, dy të plagosur me armë zjarri, arrestohet autori

Sherri për pronën ka lënë të plagosur dy persona sot në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur Bërdicë, ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri dy persona të tjerë për shkak të konflikti për pronat.Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se të plagosurit janë Simon Trëndafili 53 vjeç dhe Nuri Nasufi 54 vjeç,të cilët janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore në spitalin e Shkodrës.Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për plagosjen, 57-vjeçaritAhmet Ograja, ndërsa kanë sekuestrur edhe armën me të cilën është realizuar plagosja.