SHBA arreston dy vëllezër “terroristë”

Dy vëllezër me origjinë pakistaneze janë arrestuar në SHBA pasi akuzohen për mbështetje të terrorizmit.Sipas autoriteteve amerikane dy vëllezërit akuzohen se kanë ofruar mbështetje për terroristët dhe se po planifikonin sulme në SHBA.Vëllezërit janë identifikuar si Sheheryar Qazi, 30 vjeç, dhe Raees Alam Qazi, 20 vjeç, ndërsa janë kapur në një zonë të Floridës.Zyrtarë thonë se të dy ata kanë nënshtetësi amerikane.Sipas prokurorëve, “çdo kërcënim potencial” që mund të vinte nga dy vëllezërit, është ndërprerë.