Itali,Bersani pëson hemorragji cerebrale

Ish- ministri i transporteve në Itali, Pier Luigi Bersani, është goditur nga një hemorragji cerebrale.62-vjeçari kishte pasur të vjella dhe ishte dërguar në spital nga bashkëshortja dhe vëllai i tij. Mjekët, pasi i kanë kryer disa teste, kanë dalë në konkluzionin se ai kishte pësuar një hemorragji të lehtë cerebrale.Bersani, i cili nuk i ka humbur ndjenjat, u transferua për në Urgjencën e Parma-s, një prej strukturave më të rëndësishme shëndetësore italiane, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.Politikani, që për një kohë të gjatë ka qenë lider i së majtës italiane, ka lindur në vitin 1951 në provincën e Piaçencës, në një familje të thjeshtë.Pas diplomës për filozofi në Bologna, dashuria për politikën e çoi në vitin 1993 në krye të Këshillit të Rrethit Emilia Romagna, me Partinë Komuniste.Ai ka qenë deputet për herë të parë në vitin 2001, e më tej në legjislaturat e mëpasshme.Ka qenë ministër i Industrisë, i Transporteve dhe i Zhvillimit Ekonomik, ku ka arritur të bëjë disa reforma, që ende janë në fuqi dhe janë bërë në favor të konsumatorëve.