Kryengritësit i japin ultimatum grupeve të Al-Kaidas në Siri
Grupet kryengritëse siriane i kanë dhënë ultimatum të fuqishëm grupeve të lidhura me Al-Kaidan që të dorëzohen brenda 24 orëve.Ultimatumi vjen dy ditë pas luftimeve të përgjakshme ndërmjet të forcave kryengritëse në krahinat veriore Idlib dhe Aleppo.Opozita siriane nga aradhet e Ushtrisë Muxhahedine, një aleancë e sapoformuar e grupeve islamike, i ka deklaruar luftës Shetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS) i cili është i ndërlidhur me Al-Kaidan.Ahmad al-Khatib, një aktivist opozitar në Idlib, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP, se rebelët i kanë dhënë ultimatum ISIS që të dorëzohet deri të dielën mbrëma.Luftëtarëte e ISIS kanë arritur në Siri menjëherë pasi lufta shpërtheu në këtë shtet.Mirëpo, taktikat e tyre brutale, përfshirë edhe ekzekutimet publike, kidnapimet, torturat dhe vrasja e kryengritësve kundërshtarë, i ka shtyrë shumë banorë lokalë dhe kryengritësit e tjerë që t’ua kthejnë pushkën atyre.Koalicioni Kombëtar, që është grupi kryesor opozitar sirian, ka dhënë të shtunën pëlqimin për luftimin e kundërshtarëve nga ISIS.