Putin në Sochi, inspekton objektet ku do zhvillohen lojrat olimpike dimërore

Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar qytetin Sochi përpara  fillimit të Olimpiadës Dimërore  2014.Në mes të shqetësimeve për sigurinë e këtyre lojërave pas dy sulmeve në Volgograd, Putin ka inspektuar  objekte të ndryshme  ku do të zhvillohen aktivitet e lojërave dimërore që fillojnë në muajin shkurt.Presidenti Putin ka marrë pjesë edhe në një ndeshje hokej.Ndërsa një regjim i veçantë i masave të sigurisë do të aplikohet në dhe rreth qytetit jugor nga 7 janari deri më 21 mars.Sigurimi ka qenë një shqetësim i madh në prag të ngjarjes, me frikën e sulmeve nga grupet militante, ndërsa  dy sulme me bomba vetëvrasëse vranë 34 persona në qytetin jugor të Volgograd më 29 dhe 30 dhjetor të vitit që lamë pas.Shpërthimet shtynë Presidentin Vladimir Putin të urdhërojë masa të tjera të sigurisë dhe personalisht të inspektojë zonën ku do të zhvillohen lojrat olimpike.