Itali, Pier Luixhi Bersani në gjendje kritike për jetën, goditet nga hemoragji cerebrale

Ish sekretari i Partisë Demokratike në Itali, Pier Luixhi Bersani, është goditur nga një hemoragji cerebrale në orët e para të ditës së sotme.Siç njoftojnë mediat në Itali, Bersani momentalisht gjendet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital në Parma, pas kontrolleve të pasdites për gjendjen e tij.Mjekët kanë vendosur të ndërhyjnë menjëherë pas përgjigjeve të analizave se Bersani ishte goditur nga një hemorragji cerebrale. Ish kandidati për kryeministër ndodhej në shtëpinë e tij në Piacenca këtë mëngjes, kur është goditur nga një dhimbje koke e fortë dhe e papritur. Informacione të sakta lidhur me gjendjen e tij pritet të jepen vetëm në orët e vona.Kanë qenë të menjëhershme reagimet dhe mesazhet e kolegëve të tij, duke filluar që nga pasardhësi i tij Mateo Renci, si dhe shumë qytetarëve italianë që janë solidarizuar në Tëitter, duke i uruar shërim të shpejtë.