Acari mbërthen SHBA-në dhe Kanadanë
Pjesa më e madhe e SHBA-së është duke vuajtur temperaturat e ulëta, që kanë kapur shifra rekord. I ftohti që ka arritur deri në minus 41 gradë ka goditur Kanadanë dhe pjesën veri-lindore të SHBA-ve ndërsa trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 cm.I ftohti arktik është pergjegjësi për vdekjen e 16 personave si dhe bllokimin e shumë zonave.Shërbimit Metereologjik Kombëtar ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi dhe se rreziku ende nuk ka kaluar, duke theksuar se temperaturat mund të ulen edhe më tepër.Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë në shtëpi kjo për shkakt të sigurisë së tyre pasi shumë rrugë janë të bllokuara.Stuhia ka shkaktuar anulimin e mijëra fluturimeve e detyroi guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit të shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme.Gjendja e alarmit ëshët vendosur në 22 shtete dhe janë rreth 100 milionë amerikanë që po përjetojnë orë ankthi.