Indi, shembet ndërtesa, 14 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2014, 09:30
Një godinë në ndërtim u shemb, duke vrarë 14 persona në perëndim të shtetit indian të Goas.Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar, pasi me dhjetëra persona dyshohet të kenë mbetur në rënoja, raportuan të dielën mediat ndërkombëtare.
Të paktën 40 persona, shumica e të cilëve punëtorë, besohet se ndodheshin në sheshin e ndërtimit.
Autoritetet nuk bëjnë ende të njohur pistat e tyre të hetimit mbi arsyen e kësaj shembje.
Siguria e ndërtimeve është shndërruar në një problem kyç në Indi, një vend që po përballet me një bum ndërtimesh në dekadën e fundit.Në Shtator 2013, një ndërtesë 4-katëshe u shemb papritur në Mumbai, duke i kushtuar jetën 42 banorëve.