SHBA, avioni ulet në autostradë, s`ka të lënduar

Një avion i vogël realizoi me sukses një ulje të detyruar në një autostradë pranë Nju Jorkut, informuan mëngjesin e së dielës mediat amerikane.Avioni “Piper PA-28”, me tre udhëtarë në bord, u ul në një seksion të autostradës që lidh qendrën e Nju Jorkut me lagjen e Bronksit.Për fat të pilotit, në autostadë ishte lënë një korsi e boshatisur për të kryer punimet e mirëmbajtjes dhe ai mundi të ulej pikërisht në këtë pjesë.Asnjë prej personave të gjendur në avion nuk pësoi dëmtime.Hetuesit po shqyrtojnë se çfarë shkaktoi këtë ulje të detyruar. Dy pistat e hetimit janë mbarimi i karburantit apo ndonjë problem në motorin e vetëm të “Piper PA-28”.Avioni ishte nisur nga Danbury, në Konektikat, për një fluturim panoramik rreth Statujës së Lirisë.