Hapet sot festivali i Harbinit në Kinë

Skulptorët e akullit në Kinë i kanë dhënë dorën e fundit krijimeve të tyre në pritje të hapjes së festivalit të Harbinit.Vitin e kaluar në Festivalin e Akullit dhe Borës morën pjesë 1 million njerëz. Ky është viti i 50-të i këtij festivali të veçantë, të njohur në mbarë botën, që mbahet në kryeqendrën e provincës Heilongjiang.Skulpturat kanë forma nga më të ndryshme, siç janë ato të kuajve me temën e veprave të disa piktorëve të njohur kinezë.Vizitorët duhet të durojnë temperatura nën zero gradë celsius për të parë punimet. Ata kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës.Skulpturat i shikon jo vetëm në parqet e festivalit por edhe në rrugët kryesore të Harbinit. Festivali hapet sot dhe do të qendrojë i hapur deri në muajin mars, në varësi të kohës.