Luftime të ashpra për kontrollin e Falluxhas
Forcat qeveritare irakiane dhe grupe të armatosura fisnore po luftojnë kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, një grup që ka lidhje me Al-Kaidën dhe që ka marrë nën kontroll disa pjesë të dy qyteteve në provincën Anbar me shumicë suni.Mediat njoftojnë se ka pasur viktima të reja nga sulmet dhe shkëmbimet e zjarrit në qytet. Dëshmitarët njoftuan se pjesa më e madhe e qytetit mbetet në duart e ekstremistëve të grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë që ka lidhje me Al-Kaidën.Udhëheqësi fisnor Ahmed Abou Risheh i tha televizionit al-Arabiya se luftëtarët e tij po luftonin përkrah trupave qeveritare dhe se ushtria kontrollon aktualisht gjysmën e qytetit të Ramadit – qyteti më i madh në provincën Anbar. Abou Risheh, i cili bën pjesë në grupin Sahëa, që luftoi përkrah trupave amerikane kundër ekstremistëve islamikë nga 2006-2011, këmbëngul se luftëtarët e tij do të përleshen me ekstremistët e al-Qaidas kudo që të jetë e nevojshme.Gjendja humanitare në Falluxha po përshkruhet si shumë e rëndë nga një numër dëshmitarësh. Kryetari i Parlamentit irakian Ousama Nujeify i bëri thirrje Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe të dërgojnë ndihma për banorët e Falluxhas.Kanale satelitore arabe njoftuan se ekstremistë pro Al-Kaidës zhvilluan luftime me forca qeveritare edhe pranë burgut famëkeq Abu Graib pranë Bagdatit, në përpjekje për të liruar të burgosur islamikë. Helikopterë luftarakë njoftohet se bombarduan pozicionet e ekstremistëve për t’i sprapsur.Ndërkaq, kryeministri, Nouri al-Maliki paralajmëroi vendet arabe, pa përmendur në veçanti ndonjë vend, të mos ndihmojnë ekstremistët, përndryshe do të përfshihen edhe vetë nga zjarri i terrorizmit.Maliki u bëri thirrje të gjithë irakianëve të mbështesin qeverinë dhe forcat e armatosura irakiane duke këmbëngulur se “shumë banorë të Provincës Anbar kanë kërkuar dislokimin e ushtrisë në territorin e tyre”.Banorët e Provincës Anbar, në shumicë dërrmuese të përkatësisë etnike suni, janë mbërthyer në një betejë me kryeministrin, pasi forcat qeveritare bastisën një kamp protestuesish në Ramadi javën e kaluar. Forcat irakiane sulmuan edhe një kamp në qytetin Haëija në prill të vitit të kaluar.