Rebelët sirianë u japin ultimatum “rivalëve”
Rebelët sirianë i kanë dhënë një grupi që ka lidhje me Al-Kaidën 24 orë kohë për t’u dorëzuar.Ultimatumi vjen pas dy ditësh luftime midis vetë rebelëve, në provincat veriore të Idlibit dhe Alepos.Luftëtarët opozitarë të Sirisë nga Ushtria e Muxhahedinëve, një aleancë e sapoformuar e grupeve islamike, kanë shpallur luftë kundër Shtetit Islamik të Irakut, që ka lidhje me Al-Kaidën.Ahmad al-Khatib, aktivist opozitar në Idlib, i ka thënë AFP-së se rebelët i kanë dhënë Shtetit Islamik të Irakut ultimatum për t’u dorëzuar brenda 24 orësh.Luftëtarët e Shtetit Islamik të Irakut janë dyndur në Siri menjëherë pasi ka shpërthyer lufta civile.Por, taktikat e tyre brutale, përfshirë ekzekutimet publike, rrëmbimet, torturat dhe vrasjet e rebelëve rivalë, kanë kthyer shumë rebelë kundër tyre.