Shtyhen bisedimet për Sudanin Jugor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2014, 17:56
Bisedimet e drejtpërdrejta midis palëve luftuese në Sudanin Jugor, të parashikuara për sot, janë shtyrë.Ende është e paqartë se kur do të nisin.Negociatat në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Ababa, synojnë t’iu japin fund tri javëve të konfliktit në Sudanin Jugor.Luftimet kanë vënë përballë besnikët e presidentit Salva Kiir dhe rebelët e ish-zëvendëspresidentit Riek Machar.Sipas OKB-së, mijëra njerëz kanë humbur jetën nga dhuna dhe qindra-mijëra të tjerë janë larguar nga vendi.