Ishte dënuar për grabitje me armë, i burgosuri shkel lejen, s’kthehet në qeli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2014, 12:01
Një i burgosur në burgun e Vaqarrit i dënuar për grabitje me armë ndaj një shtetasi grek ka thyer lejen dhe nuk është kthyer më në qeli në datën e caktuar nga autoritetet.Burime nga drejtoria e burgut bëjnë me dije se i dënuari Shpëtim Taho kishte marrë leje për të takuar familjen në kuadër të festave të Vitit të Ri dhe duhej të kthehej mesditen e djeshme në qelinë ku vuan dënimin, por ai ka thyer rregullat duke mos u kthyer.Ndërkohë i dënuari është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.