Tregu i Milotit, qytetarët: Duhet të pastrohet ambjenti
Zhvillohet vetem nje here ne jave, gjate dites se Dielë, por ajo çka krijohet, mund te quhet pa frike nje katrahure qe kalon çdo parashikim. Behet fjale per tregun e Milotit, i cili na kthen shume vite pas ne kohe, atehere kur te paret tane ,shpreheshin se do te shkonin ne kasaba.Bageti te imta te çdo lloji,blegerima te panumerta, tregetare dhe kliente qe kerkojne te arijne kompromis mes tyre, papasterti dhe mbeturina te çdo lloji, eshte pamja qe ofrohet ne kete treg, i njohur qe prej periudhes se ish mbretit Zog.Pavaresisht se ajo qe ofrohet tek konsumatori eshte bio dhe e standarteve qe jo ne çdo vend mund te gjenden, serish kushtet ne te cilat ato tregetohen lene mjaft per te deshiruar, per me teper qe ne te gjithe vendin autoriteti kombetar i ushqimit ka nisur aksionet dhe flet per bilance te subjekteve te mbyllura, te cilat numerohen me gishtat e dores.