Kalaja e Kaninës, monumenti drejt rrënimit përfundimtar
Pavaresisht faktit se Shqiperia eshte nje vend ku turizmi shikohet si prioritet per zhvillimin e ekonomise, fale resurseve, bregdetit apo antikitetit qe ajo ofron, serish vemendja ndaj monumenteve te kultures qe ka vendi yne nuk eshte ajo e duhura.Vlora eshte nje nga qytetet ku perveç pamjes piktoreske dhe ujit te kristalte te bregdetit jonian ofron per turistet edhe guida prane vendeve arkeologjike apo keshtjellave te cilat per fat te keq po rrenohen nga dita ne dite.Nje prej tyre eshte edhe Kalaja e Kanines, ndertuar ne shekullin e 3 para krishtit qe nga banoret e zones njihet edhe si ballkoni i Vlores, per vete panoramen piktoreske qe ofron. Por pavaresisht madheshtise shekullorre qe ka ne vetvete dhe magjise qe ofron, gjendja e saj sot eshte per tu meshiruar. E lene per vite me rradhe pas dore pa asnje investim duke i shuar historine, sot kjo kala perballet edhe me grabitjen e gureve nga ana e banoreve, çka po sjell edhe rrenimin e saj, per te mos folur per gjendjen skandaloze qe eshte rruga per te shkuar prane ketij monumenti. Kleridan Çipa, specialist i monumenteve shprehet se mungesa e fondeve per te nderhyre ka sjelle edhe kete situate.E ndersa shkresat dhe kerkesat per levrimin e fondeve do te kalojne nga nje zyre ne tjetren, individe te ndryshem vazhdojne te rrenojne kete monument qe mbart mbi vete histori dhe shekuj.