Jeta ekstreme e jetimëve, Tula: Duhet rishikim i statusit të jetimit
I ngjan jeteses se mesjetes, por ne fakt ky eshte realiteti i hidhur i familjeve të jetimeve që jetojnë pranë konviktit të shkollës industriale në qytetin e Shkodres, te cilet mes dhimbjes dhe loteve bëjne apel për ndihmë, pasi deri më tani askush nuk eshte kujtuar per ta.Për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtrse, myftinia e Shkodres ofroi disa pako me ushqime, ndërsa myftiu Imam Muhamed Sytari theksoi se këto realitete janë mjaft të dhimbshme dhe duhen ndryshuar.Ndërkohë Drejtorja e shërbimeve sociale, Valbona Tula, ka premtuar se do të rishikojë statusin e jetimit për këto familje dhe problemin e punësimit dhe strehimit.Pamjet tregojne qarte edhe skamjen me te cilen ju duhet te perballen jetimet, te cilet zgjohen mes lageshtires dhe flejne ne kartona mes te ftohtit. Tashme qe temperaturat jane ulur ndjeshem dhe jemi ne stinen e dimrit, jetesa e tyre eshte bere thuajse e pamundur.