KQZ jep rezultatet e zgjedhjeve nëse nuk ka ankesa, do çertifikohen ankuesit

Komisioni Qëndror Zgjedhor në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale  të raundit të dytë i cili u zhvillua në 1 dhjetori.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në votime në këtë raund ka qenë 39.86 për qind. Ajo ka shtuar se, të gjithë ata që dëshirojnë ta shfrytëzojnë të drejtën e ankesës për këto rezultate.Nëse nuk do të ketë ankesa nga partitë politike atëherë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të bëjë menjëherë çertifikimin e kandidatëve që fituan në zgjedhjet lokale.Në ndryshim nga zgjedhjet e 3 nëntorit, në raundin e dytë  janë zgjedhur 20 kryetarë të rinj, të cilët do të qeverisin me komunat në mbarë Kosovën. Këtu përfshihen edhe 9 kryetarët e "Listës serbe" të themeluar nga kryeministri serb, Ivica Daçiç, të cilët do të udhëheqin komunat me shumicë serbe.