Abuzime me bursat e studimit, këshilltarët akuza administratës së Bashkisë
Administrata e Bashkise se Lezhes ka abuzuar me emrat e nxenesve qe do te perfitojne bursa studimi, duke lene jashte liste persona qe jane ne nevoje dhe nuk kane asnje te ardhur.Reagimi ka ardhur nga keshilltaret e majte dhe te djathte ne mbledhjen e Keshillit bashkiak, te cilet kane kerkuar rishikimin dhe njehere te ketyre listave.Perballe kesaj situate, Partia Demokratatike, nepermjet nenkryetarit te Keshillit Tonin Uldedaj ka kerkuar shtyrjen e kesaj pike te rendit te dites dhe rishikimin nga ana e administrates se Bashkise.Nga ana tjeter keshilltari i majte, Arben Kola, ka shkuar me tej, duke thene qe punonjesit e Bashkise qe kane kryer abuzime te ndiqen penalisht nga Prokuroria, pasi kane shkelur ligjin duke fallsifikuar dokumentat.Kerkesa e perfaqësuesit te PD-se njeherazi edhe nenkryetar i ketij Keshilli per shtyrjen e kesaj pike te rendit te dites u hodh ne votim ku mori mbeshtetjen e perfaqësueseve te te gjitha kraheve politike, ku eshte kerkuar ne menyre urgjente reagimi i Bashkise per rishikimin e kritereve per burse.