“Krimi në 2 muaj”, MB: 5 vrasje më pak se e njëjta periudhë e 2012
Përballë një situate kriminaliteti tejet të rënduar në vend, duket se gjendja është më pozitive sesa një vit më parë, të paktën për periudhën kohore tetor-nëntor.Ministria e Brendshme në raportin 2 mujor të saj bën me dije se Policia e Shtetit në zbatim të detyrave të saj funksionale ka bërë të mundur uljen e numrit të vrasjeve dhe plagosjeve të rënda gjatë muajve tetor-nëntor 2013.Sipas MB-së gjatё kësaj periudhe janё evidentuar 5 vrasje mё pak se e njëjta periudhё e njё viti mё parё.
Kështu janё evidentuar 18 vrasje, ndёrkohё nё vitin 2012 pёr tё njëjtin hark kohor janё evidentuar 23 vrasje.Po ashtu rёnie kanё pёsuar dhe krime tё tjera kundër personit si: vrasje e mbetur nё tentativё, plagosje e rёndё etj., me 11 krime mё pak krahasuar me tё njejtёn periudhё tё njё viti mё parё.
Përkundrejt rezultateve, MB garanton se Policia e Shtetit do të vijojë të jetë e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo krim kundër jetës së personit, pa lënë për asnjë moment jashtë vëmendjes figurat e tjera të krimeve.