Legalizimet, Tabaku: Iku premtimi i qeverisë, kush po i çon mish për top shqiptarët?
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se ka dështuar të bëjë realitet premtimin me të cilin siguroi ardhjen në pushtet, legalizimet falas për qytetarët. Referuar deklaratës së kreut të Aluizit, Artan Lame, Tabaku i drejton disa pyetje:“Iku dhe nje nga premtimet e tjera te qeverise. Kreu i Aluzinit Z. Lame sapo tha ne nje konference per shtyp live se "eshte turp ti thuash Evropianeve qe do legalizojme falas e do falim tokat". Kur eshte turp pse e premtove ne fushate? Pse e shkruajte ne programin e qeverise? Pse nuk na degjove kur e tham qe eshte joligjore dhe e pamundur?” shkruan Tabaku.Tabaku ka shpërndarë dhe videon teksa Rama firmosi kontraten per legalizime falas brenda mandatit te pare.“I tha qytetareve: Betohem solemnisht per legalizime falas brenda mandatit te pare. Ju kane cuar mish per top. Kush po i con mish per top tani?” pyet Tabaku.Drejtori i Aluiznit, Artan Lame, deklaroi sot se situata e legalizimeve në Shqipëri është në një kaos total.Lame shpjegoi se proçesi i legalizimeve është i përfshirë nga korrupsioni dhe kaosi administrativ.Përsa i përket premtimit për legalizime falas, kreu i Aluiznit shpjegoi se kjo do të jetë vetëm për pjesën administrative të dokumentacionit dhe matjeve në terren.Ndërkohë që Lame deklaroi se nuk do të legalizohen ato ndërtime që janë bërë në zona të mbrojtura pavarësisht se kanë paguar.