Ujësjellësi i Kukësit në Prokurori, Bashkia nuk e merr në dorëzim: Nuk plotëson kushtet
Investimi 3.5 milione euro akorduar per ndertimin e ri te Ujesjellesit ne Kukes, nuk ka sherbyer per asgje pasi Bashkia e ketij qyteti nuk ka pranuar ta marre kete ne dorezim.Kryebashkiaku i Kukesit Hasan Halilaj, ka kundershtuar duke u shprehur se pavaresisht vleres teper te konsiderueshme, punimet ne rrjetin e Ujesjellesit jane te paperfunduara dhe ende ne rubinetat e konsumatoreve uji i pijshem mungon.Halilaj ka vazhduar edhe me tej duke u shprehur se tashme vete ai, kete çeshtje do ta kaloje ne Prokurori pasi ky projekt nuk ofron sherbimet e duhura ndryshe nga çfare ishte parashikuar.Kundershtimi i Kryebashkiakut eshte bere gjate takimit ne te cilin drejtori i Drejtorise se pergjithshme te ujesjelles-kanalizimeve kerkoi qe institucioni i Bashkise te merrte ne dorezim kete investim.Ndërtimi i Ujësjellësit të ri, për qytetin e Kukësit dhe fshatrat e komunave Shtiqën e Bicaj, nisi në vitin 2OO9 dhe pas një zvarritjeje të tejzgjatur ai përfundoi në vjeshtën e vitit 2O13.Punimet per ndertimin e tij jane shoqeruar me mjaft probleme te panumerta per qytetaret e Kukesit, te cilet pothuajse gjate gjithe kohes se ndertimit te ketij Ujesjllesi, kane mbetur pa uje te pijshem si pasoje e nderhyrjeve ne rrjet.Për vënien në zbatim të këtij projekti nga qeveria shqiptare u akorduan rreth 3.5 milion euro, investim ky qe jo pak here eshte vene ne diskutim, lidhur mbi seriozitetin e treguar ne punime, te cilat duket se jane edhe arsyeja kryesore, qe kryebashkiaku Halilaj do ta kaloje kete çeshtje ne Prokurorine e ketij rrethi.