Berisha, Tahirit për Gërdecin: Ministër bandit që sfidon shtetin ligjor

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, i është përgjigjur akuzave të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Parlament lidhur me Gërdecin. Përmes një deklarate për mediat, Shkelzen Berisha, thekson se Ministri Tahiri jo vetem eshte i denuar me vendim te formes se prere nga gjykata per shpifjen qe perseriti sot ne parlament, por i veshur me imunitet sfidon çdo dite shtetin ligjor duke mos paguar detyrimin qe rrjedh nga vendimi i gjykates per genjeshtren e tij.“Nje dite pas ekzekutimit te nje gjimnazisti te ulur ne banken e shkolles dhe 10 dite pas thyerjes se burgut te sigurise se larte ne Drenove, Ministri pergjegjes per parandalimin e gjemave te tilla, ne kushtet e impotences morale per te dhene doreheqjen dhe shterpesise profesionale e politike per te dhene garanci, qe ngjarje te tilla te mos perseriten me, e pa te udhes qe prinderve, te afermve te te ndjerit dhe mbare opinionit t’u thote se fajin per kete e ka Shkelzeni.Ne kushtet kur zhvillohet ky debat me duket e tepert te them, se ky minister jovetem eshte I denuar me vendim te formes se prere nga gjykata per shpifjen qe perseriti sot ne parlament, por si nje bandit me imunitet, sfidon çdo dite shtetin ligjor duke mos paguar detyrimin qe rrjedh nga vendimi i gjykates per genjeshtren e tij.Në vijim të deklaratës së tij, Shkelzen Berisha, i kujton Ministrit se “ndoshta shpifjet e ndihmuan per te mashtruar njerezit ne 23 qershor, por ato nuk vlejne, per te parandaluar apo justifikuar vrasjet, grabitjet, thyerjet e burgjeve apo ekzekutimet mafioze ne mes te Tiranes”.“Ministrit burracak qe e siguron veten me eskorte dhe bodigarde nderkohe qe nxenesit vriten diten per diell me duhet t’I kujtoj se ndoshta shpifjet e ndihmuan per te mashtruar njerezit ne 23 qershor, por ato nuk vlejne, per te parandaluar apo justifikuar vrasjet, grabitjet, thyerjet e burgjeve apo ekzekutimet mafioze ne mes te Tiranes. Nese deshtimin tend, kerkon medoemos ta fshehesh apo justifikosh pas atyre qe kane vrare e plagosur dhe nuk u ka hyre gjemb ne kembe, kete do e gjeje te faktuar pa pasur nevoje te shpifesh tek femijet e Gramoz Rucit, Arta Dades dhe kolegeve te tjere ne parlament” përfundon deklara e Berishës.Gjatë seancës së sotme parlamentare Tahiri akuzoi Berishën se vrasja e djeshme në shkollë është pasojë dhe e veprimeve të kryeministrit Berisha, duke i kujtuar hapjen e depove të armatimit me 1997 dhe tragjedinë e Gërdecit.“Po rritet një brez i tërë të rinjsh me modele të deformuara në mënyrë radikale. Sepse kur qeveria e djeshme bënte çorap shtetin dhe ligjin, natyrisht modeli që do të promovonte nuk ishte modeli i shëndoshë qoftë edhe për brezin e të rinjve. Dhe akoma më keq, kur çuni i babit bënte biznes me demontim armësh, hidhte themelet dhe fshinte nga harta e Shqipërisë një fshat të tërë duke lënë pas 26 viktima. Po s’ka sesi të mos mendonin të rinjtë e këtij vendi se mund të bënin dhe parà shpejt, mund të bënin dhe gangsterin, mund të mbanin dhe armë, mund të bënin dhe krime. Se kur çuni i babit deri dje kryeministër nuk dënohej dhe s’i hynte gjemb në këmbë dhe babi e mbronte mu në mes të parlamentit, po sigurisht të tjerët do të ndjekin këtë model!”deklaroi Tahiri në parlament.