‘Të lirë në dritë’ pas 18 vitesh ngujim, dy familje i japin fund hasmërisë së gjatë

Pas 18 vitesh ngujimi, dy familjet nga Kiri i Dukagjini ne qarkun e Shkodres, i kane dhene fund hasmerive.Fiset Hila dhe Shytani, ne hasmeri me njeri-tjerin, fale edhe ndermjetesimit te Kishes Katolike ne Shkoder dhe shoqates Drejtesi dhe Paqe, i kane dhene fund gjakmarrjes duke shtrire doren e faljes ne naten e Shen kollit, feste e krishtere qe kremtohet sonte nga besimtaret katolikë ne Shkoder.Arqipeshkvi i Dioqezes Shkoder -Pult, Monsinjor Angjelo Masafra, gjate fjales se tij ne Katedralen e Shkodres, ku u krye edhe ceremonia e pajtimit, perveç falenderimit per familjet per kete gjest kaq fisnik apeloi per falje ndaj familjeve qe jane te ngujuara.Nga ana tjeter, Kryetari i Shoqates Drejtesi dhe Paqe, Luigj Milla,ka folur rreth kesaj inisiative per pajtimin e ketyre dy familjeve, te cilat ulin numrin e familjeve te ngujuara ne qarkun e Shkodres.Ne kete menyre tashme, riti i pajtimit njeh nje tjeter ane pozitive te saj, ku dy familje i japin fund ngujimit, ketij rituali kanunor qe ne Shkoder, me shume se kudo tjeter ka ngulur rrenjet thelle, duke bashkejetuar kembekryq me realitetin e dhjetra familjeve te cilet vuajne nga gjakmarrja.