Renald Riska në Prokurori për tatimet: I gjithë mashtrimi do të zbulohet
Zhdukja e 4,3 milion deklaratave fiskale nga serverat e Trejtorisë së Tatim-Taksave ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës. Për këtë qëllimin akuza e kryeqytetit ka thirrur për të dhënë shpjegimet e tij ish-shefin e IT-së së sistemit tatimor Renald Riska.Përpara se ai të hynte në Prokurori ku do të merrej në pyetje nga prokurorët e task-forcës, u shpreh se i gjithë mashtrimi që është bërë do të zbulohet.Riska pasditen e të mërkurës doli përkrah ish-kryeministrit Berisha ku denoncuan skadalin.S ipas Berishës në këtë mashtrim ishte i përfshirë direkt kryeministri Edi Rama me ndihmën e vëllait të ministrit Damian Gjiknuri, i cili mban postin e këshilltarit të Ministrit të Financave.Historia e fshirjes së servit ka filluar fundjavën e kaluar, ku Renald Riska, ka qënë pushim dhe sipas tij dikush ka punuar në kompjuterin e tij gjatë kësaj kohe. Kur ka shkuar në punë ditën e hënë ai është munduar që të rikuperojë dëmin.Në këtë kohë Drejtoresha e Tatimeve e ka pikasur të gjithë historinë dhe ka njoftuar policinë, e cila ka arrestuar Riskën.Ndërsa gjykata e Tiranës e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin, duke vendosur detyrim paraqitje për të dhe të hetohet në gjendje të lirë.Ndërkaq deklarimet e Riskës pritet të zbardhin mënyrën si janë zhdukur 4,3 milion deklarata fiskale.