Meta premtim në Bruksel: Ecim me reformat, pavarësisht vendimit për statusin

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se marrja e statusit të kandidatit nga Shqipëria do të ishte një inkurajim për vazhdimin e reformave në vend.Duke folur në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Europian, Meta u shpreh se pavarësisht vendimit për statusin, Shqipëria do të vijojë me reformat.Sipas Metës, në tre muaj sigurisht qe nuk mund të bëhen mrekullira, por qeveria ka faktuar se është e angazhuar në permbushjen e kushteve dhe në vijimin e reformave."Pavarësisht vendimit të Këshillit në dhjetor ne jemi të vendosur për të vazhduar me reformat pasi ne e dimë që këto reforma nuk impementohen për të mirën e Europës por për të mirën e gjithë popullit tonë" tha Meta.Kukan: Vlerësojmë klimën politike në Shqipëri. Na duhen prova të reja