Berisha: Ngritja e portretit të Enver Hoxhës, poshtërim për shqiptarët
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se ka poshtëruar shqiptarët duke ngritur portretin e Enver Hoxhës, më 29 Nëntor.Duke folur në seancën plenare, Berisha theksoi se qeveria përdhosi gjakun e dëshmorëve duke ngritur portretin e Hitlerit të Europës së pasluftës."Denoncoj aktin e shëmtuar të kësaj mazhorance, ditën e flamurit, ditën e pavarësisë, përdhosjen që i bënë gjakut të dëshmorëve, martirëve të lirisë, shqiptarëve dhe kombit në tërësi me porteretin e Hitlerit të Europës së pasluftës, Hitlerit shqiptar, Enver Hoxhës që ngritën për herë të parë pas 20 vitesh. Festuat ditën e tradhëtisë më të madhe kombëtare. 29 nëntori shënon për kombin shqiptar datën e tradhëtisë, ditën që enver hoxha njehësoi festën me serbet për të hapur siparin e procedurave për bashkimin e Shqipërisë me federatën Jugosllave. Ngritja e flamurit të Enver Hoxhës, tek varrezat e Dëshmorëve ishte poshtërimi më i madh. Enver Hoxha e bëri luftën dhe këtë se mohon askush. Ata që përpiqet që të paraqesin demokratët se mohojnë luftën, mashtrojnë. Enver Hoxha, pas luftës vendosi në Shqipëri sistemin e tij. Ju ngritët flamurin, por përdhosët gjakun e të rënëve për demokraci. Ju përdhosët vuajtjen, sakrificën e mijëra shqiptarëve, në burgje dhe kampe përqendrimi, për lirinë e fjalës, lëvizjes. Shkërmoqët shpirtin e qindra shqiptarëve që vdiqën urie nga Vermoshi në Frashër” tha Berisha.Sipas tij, me ngritjen e protretin të Enver Hoxhës Rama dhe shumica përdhosi nëntorin dhe festat e tij.“Kur une thosha që ky zotëri kishte at shpirtëror Enver Hoxhën, ju nuk e besonit, se dilte edhe me citjane ndonjëherë. Po ja ku përdhosi facebook-un duke shpërndarë në të katër anët e botës portretin e Enver Hoxhës” tha BerishaGjithashtu Berisha iu referua edhe shkarkimeve në administratë duke lexuar edhe disa emaile të dërguara nga punonjës të shkarkuar në Skrapar, duke akuzuar për këtë edhe Metën.“ Po shkarkohen 2200 drejtorë shkollash, dënimi kolektiv nën flamurin e Enver Hoxhës po ndodh në këtë vend” tha Berisha.Reagon Braho“Ti Skraparin doje ta izoloje me tela, e ke lene pa rruge, nuk vete dot, ata punonjesit e kombinatit metalurgjik kane 6 muaj qe skane marre rrogat kur ishit ju kryeminister. Mos e ul veten te dalesh ne konferenca shtypi me drejtorin e IT te Tatim Taksave, ki kujdes” tha Braho.Por sërish reagoi Berisha duke thënë se: “Dua ti them Brahos se për Skraparin qeveria ka bërë më shumë se për çdo rreth tjetër të këtij vendi. Ka bërë TAP-in që e shndërron në një nga kantierët më të rëndësishëm të Europës. Ju Skraparin e shihni tek gotat e rakisë unë e shof tek njerëzit”.