Vrasja në Shkozet, Tahiri-opozitës: U lëshuat si karkaleca mishngrënës
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se do të sjellë në qeveri e më pas qeveria në Kuvend, dy projektligje për armët dhe përdorimin e tyre për t’i dhënë fund kapitullit më të zi në historinë e sigurisë publike në vend.Duke iu referuar vrasjes së djeshme të gjimnazistit në Durrës, Tahiri e quajti të turpshëm reagimin e opozitës dhe të disa deputetëve që shkuan të bëheshin pëllumba duke u rritur mbi fatkeqësi të tilla."Dita e djeshme ishte një ditë e trishtë për të gjithë ne dhe për shoqërinë në tërësi. Vrasja e një adoleshenti nga një bashkëmoshatari i tij na nxorri para syve një fëmijë të vrarë dhe një tjetër që iu dorëzua krimit tamam në vendin ku do të dilnin të shkolluar për tu bërë qytetarë më të mrië. Por më e trishtë u bë dita pasi dolën disa sorra që donin të bëheshin pëllumba duke u rritur mbi fatkeqësinë e të tjerëve. Reagimi i ca deputetëve të opozitës por edhe vetë zëdhënësit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ishin shumë larg të qënit serioz për një parti dhe humane për një grupim kaotik njerëzish. Për hirë të vërtetës kryetari juaj jo kryetar edhe dje por edhe sot këtu, nuk e zuri në gojë ngjarjen dhe u tregua më i ndershëm se ca të tjerë si ju që u lëshuar si karkaleca mishngrënës që ulërinin më shumë se vetë dhimbja e familjes. Policia e shtetit e ka bërë detyrën gjatë këtyre dy muajve, kjo është e dallueshme përvec syve të errësuar që lëpijnë sot zëdhënësin se duan më shumë kryetarin jokryetar se duan më të shumë se shtetin ligjor. Puna e policisë për të kapur autorin s’mund të mjaftojë, nuk mjafton si prind e as si anëtar i qeverive, por kush e kërkon sot fajin te policia sapo i ka vënë shkelmin ti shkojmë ngjarjes në themel. Nëse doni probleme flisni si duhet, por mos u merrni me shirtin që ju vë Berisha në gojë, vendi është i militarizuar nga armët, që nga viti 1997 ky njeri e la trashëgimi përhapjen e armëve të zjarrit, sa sot plumbat dhe armët janë alternativa e parë për të zgjidhur konflikte banale” tha Tahiri.Ai ka akuzuar ish kryeministrin Berisha për gjendjen në të cilën ndodhet sot rendi dhe siguria në vend, për përhapjen e frikshme të armëve në vend, madje edhe për modelin që u promovua te shqiptarët, qoftë për pasurimin e shpejtë, qoftë për mosndëshkimin e krimit.“Cuni i babit bënte biznes me demontim armësh, hidhte në erë një fshat të tërë, shkaktonte viktima dhe nuk pësoi asgjë, madje babi e mbronte mu në mes të Parlamentit” tha Tahiri. Berisha-mazhorancës: Ju jeni shokët e krimit
Menjëherë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar deklaratën e ministrit të brendshëm Tahiri si ligjëratë të turpshme. Ai ftoi Kuvendin në një minutë heshtje për viktimën e Shkozeit, por në këmbë janë ngritur vetëm deputët e opozitës dhe jo të maxhorancës."Nekropolitika është tipar i njerëzve me shpirt të zi dhe nuk mund të mos shprehen në një ligjëratë kaq të turpshme të akuzoje këtu prindërit e viktimës, në vend të ngrije këtë Parlament në këmbë. Ju jeni shokët e krimit, të hakmarrjes, të bandës së Durrësit, të bandës së Lushnjes, Shullazit, ata ju drejtojnë ju nga çdo skaj, ndaj dhe ka rrokullisje të madhe të rendit si asnjëherë, ministrin e komandojnë bandat, në cilin muaj ka pasur 47 të vrarë, nxirrni statistikat janë shpirtra njerëzish”tha Berisha.Rama premton ligj të ri: Do të çarmatos shqiptarëtNdërkaq Kryeministri Edi Rama nga foltorja e parlamentit shtroi domosdoshmërinë e një baze të re ligjore për mbajtjen dhe përdorimin e armëve në vend. Krahas kësaj ai ka paralajmëruar shumë shpejt kontrolle intensive për armët dhe ndëshkim për armëmbajtjen e paautorizuar.
“Në këndvështrimin tim problemi i kriminalitetit në Shqipëri është shumë më tepër sesa problemi që kemi ne me krimin e organizuar apo me vetë kriminelët. Problemi i kriminalitetit në Shqipëri është sot një problem kulturor me të cilin ne duhet të përballemi frontalisht dhe jo vetëm në atë segment që përfshin detyrimet e policisë së shtetit, por një segment shumë më të gjërë që përfshin detyrimet e shkollës dhe shoqërisë dhe padyshim duke kuptuar gjërësinë e këtij problemi, duke kuptuar se nëse sot ne nuk veprojmë, nesër ata minorenë që ekspozojnë armët dhe nxjerrin vetën në fotografi me armë duke ndjekur modele që fatkeqësisht u ofruan me vite si modele suksesi, nesër do jenë gjenerata tjetër e prindërve e një vendi fillhumbur. Ne e kemi paraparë përpara sesa të merrnim të drejtën për ta zbatuar atë që është plani që i duhet Shqipërisë betejën me krimin, kriminalitetin si një fenomen që po bëhet pjesë e kulturës së bashkëjetesës sidomos mes të rinjve, sidomos mes minorenëve. Bashkëjtojnë në të njëjtat hapësira minorenë të dobët, të tjerë që kërkojnë rrugën përmes dijeve dhe minorenë të armatosur. Të gjithë sëbashku jo prodhim i vetevetes, por i asaj që është mbjellë në radhë të parë këtu në këtë sallë për vite të tëra dhe pastaj në keqqeverisjen për vite të tëra të këtij vendi. Ne padyshim e kemi shumë të qartë që duhet ndërhyrja energjikisht për të çarmatosur Shqipërinë, që sot për shkak të pasigurisë ekstreme të jetës dhe pronës është armatosur për të mbrojtur shtëpinë , pronën, për tu vetëmbriojtur nga e keqja dhe më keq akoma për të agresuar ata që janë më pak të mbrojtur. Plani do nisë shumë shpejt me një bazë të re ligjore për mbajtjen dhe përdorimin e armëve. Për këtë arsye ne nuk jemi ngutur qysh në 2 muajt e parë me aksione që janë destinuar të mbeten jo vetëm sporadike dhe të pasuksesshme në rast se nuk vendoset një bazë e re ligjore dhe nuk bëjmë një punë intensive komunikuese përpara sesa të fillojmë në mënyrë kapilare kontrollin për armët dhe ndëshkim për armëmbajtjen e paautorizuar. Paralelisht me specifikisht armët, lufta e nisur ndaj krimit dhe korrupsionit është absolutisht e efektshme, por as kjo nuk mjafton sepse e tërë veprimtaria e policisë është e pamjaftueshme në rast se nuk ndihmojmë me politikat tona shoqërinë të rimëkëmbet dhe marrëdhëniet mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve të rimëkëmben. Nëse një shkollë s’mban asnjë lidhje me prindin është destinuar të dështojë. Prandaj kemi filluar të punojmë për ti kthyer shkollat në qëndra komunitare” tha Rama.Kryeministri i vendit i ka rezervuar edhe një përgjigje paraardhësit të tij Berisha, duke e cilësuar atë një ndër të këqiat që la pas në trashëgiminë e tij diktatori Enver Hoxha. Kryeministri lëshoi akuza edhe ndaj opoztës në terësi për përdorim poltik të ngjarjes së rëndë të një dite më parë në Durrës.“Enver Hoxha ka bërë me siguri shumë të këqija, pa asnjë dyshim njëra nga të këqiat është që i la pëshqesh lëvizjes demokratike një klloun , i cili tani që është në një moshë që ka bërë të veten vjen këtu dhe përdor këtë podium si oturak për të kryer nevojat pesonale dhe ikën, ikën nën duartrokitjet tuaja që ngjajnë si duar që mbajnë oturakun, ndërkohë që e vërteta e dhimbshme është që në fakt jo vetëm një njeri por një opozitë e tërë e lindur nga një nevojë historike për ti dhënë këtij vendi diçka krejt tjetër sot është kthyer mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër, megjithatë ndryshe nga vitet e shkuara ku me shumë më tëpër vetëpërmbajtje dhe shumë më tepër dëshirë për të parë përtej ngjarjeve të panumërta tragjike që kanë ndodhur, unë s’dua ti them askujt nga ata që dje, sot, përdorën fjalën për të shfrytëzuar atë që ndodhi për të goditur policinë e shtetit, se po bën politikë me vdekje. Sigurisht është politika e nivelit më të ulët, por prapë politikë është. Si gjithmonë është e drejtë e secilit të bëjë politikë ashtu siç e mendon dhe fundja e fundit prandaj jeni aty ku jeni sot, sepse politikën e bëtë siç e menduat dhe e menduat realisht jo vetëm gabim, por një instrument për të fyer vijimësisht inteligjencën e shqiptarëve. Shqiptarët janë shumë më tepër inteligjentë se kaq dhe meritojnë shumë më tepërnga opozita dhe sigurisht nga ne që sot sapo kemi filluar të bëjmë për shqiptarët atë që meritojnë. S’duhet inteligjencë shumë e madhe që ajo që ndodhi dje ndodh, por duhet inteligjencë për të kuptuar se çfarë do të thotë për ne ajo që ndodhi dje” përfundoi kryeministri Rama.