Referendum për martesat në Kroaci

Kroatët iu janë drejtuar kutive të votimit në një referendum që do të përcaktojë statusin juridik të martesave homoseksuale në vend.Votuesit duhet të përcaktojnë nëse të aprovojnë ose jo ndryshime në Kushtetutën Kroate për të përcaktuar martesën si një bashkim eksluzivisht midis burrit dhe gruas.Të shtunën, mbështetësit e të drejtave të komunitetit LBGT marshuan në kryeqytetin Zagreb, për të protestuar kundër kësaj vote. Referendumi u bë i mundur pasi një peticion i hartuar nga disa shoqata katolike mori më shumë se 700 mijë firma, në një popullsi prej 4,2 milionë banorësh.Referendumi do të ngrejë pyetjen: A jeni dakord që martesa është një bashkim midis një burri dhe një gruaje?Nëse në shumicë referendumi do të marrë përgjigjen po, atëherë Kroacia do të ndryshojë Kushtetutën, duke nxjerrë jashtë ligjit martesat homoseksuale.Krocia është një shtet ku 90% e popullsisë e deklarojnë veten katolikë, ndërsa sondazhet thonë se referendumit pritet t'i përgjigjen me po 59% e pjesëmarrësve.Shoqatat LBGT përsëritën të shtunën apelin e tyre ndaj bashkëqytetarëve për të votuar kundër, në mënyrë që minoritetet të mos trajtohen si qytetarë të klasit të dytë në Kroaci. Kroacia u shndërrua në anëtar të 28-të të Bashkimit Europian më parë gjatë këtij viti.