100-vjetori i Pavarësisë, homazhe te monumenti "Nënë Shqipëri"

Jehona e bashkimit të politikës shqiptare në 100 vjetorin e pavarësisë ka zgjatur vetëm pak. Menjëherë pas mbylljes së ceremonisë së organizuar nga bashkia e Vlorës për 100 vjetorin e pavarësisë, e djathta i është drejtuar kryeqytetit për të bërë homazhe në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, duke përkujtuar kështu në të njëjtën ditë pavarësinë dhe çlirmin e vendit.Kryeministri Sali Berisha, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, Ministra të kabinetit qeveritar dhe kryebashkiaku Basha kanë venë kurorë me lule pranë monumetit “Nënë Shqipëri”. Homazhe kanë zhvilluar edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri kosovar Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.“Nderi më i parë i përket flamurit kombëtar dhe të rënëve të kombit që prehin eshtrat në këtë altar të përjetshëm, familjeve të tyre, sakrifica e tyre qëndron në themel të lirisë, pavarësisë, përjetësisë së kombit. Lavdi të rënëve, nder për jetë familjeve te tyre” tha Berisha, pas homazheve.Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, nuk ishte pjesë e ceremonisë. Në homazhe mungoi edhe aleati i PD, Ilir Meta, duke bërë që mazhoranca të percahet në festimet për ditën e çlirimit. Gjatë ditëve të fundit, kreu i LSI i ka kujtuar mazhorances se ka edhe një date tjetër kremtimi, 29 nëntori, duke nënvizuar se Lufta Nacional Çlirimtare nuk është pjelle e regjimit komunist, por realitet i popullit shqiptar.Mungesa në homazhe në 28 nentor lë të kuptohet se dy aleatët e dikurshëm të së majtës Ilir Meta dhe Edi Rama edhe pse në pozicione të kunderta do të përkujtojnë sërish në një ditë festën e çlimrit, duke i rikthyer në varrezat e dëshmorëve në 29 nëntor.Politika e ka kthyer tashmë në traditë festimin ndarës të 28 e 29 nëntorit. Pas 2 dekadash debati se kur u largua gjermani i fundit, 29 nëntori është ditë feste vetëm për te majtët, pasi te djathtët nuk bëjnë asnjë aktivitet ne përkujtim te kësaj date.