Shqipëria mbush sot 100 vjeç, ngrihet flamuri në Vlorë

Mijëra shqiptarë nga trojet shqipfolëse kanë festuar në sheshin e flamurit në Vlorë, 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.Kremtimi i ditës së madhe nisi me ngritjen  flamurit kombëtar , ashtu si plot 1 shekull më parë bëri plaku i urtë Ismail Qemali.Nën brohoritjen e shqiptarëve,  flamuri kuqezi u valvëti në prani të presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Sali Berisha, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, kreut të PS-së Edi Rama,  presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, ambasadorëve të akredituar në vendin tonë dhe personaliteteve të tjera të larta.E gjithë politika shqiptare u bashkua në kryeqytetin e pavarësisë  në këtë ditë historike për kombin shqiptar duke lënë mënjanë problemet dhe retorikat.  Kryeministri Sali Berisha shtrëngoi duart me kryesocialistin Edi Rama.Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit personalitete të Shqipërisë e Kosovës kanë  bërë homazhe duke vënë kurora me lule  te varri i burrit të shtetit, Ismail Qemalit, për të vijuar më tej me prerjen nga presidenti Nishani dhe kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika të  tortës së gjatë 12 metër  vënë në qendër të sheshit .Nishani: Të pandarë si toka me qiellinNë fjalimin historik në këtë 100 vjetor të pavarësisë, presidenti i republikës Bujar Nishani deklaroi se udhërrëfyei  i shqiptarëve është flamuri kuqezi që ndër vite është grisur e ndotur por asnjëherë nuk është mposhtur, ashtu si shqiptarët nuk janë mposhtur e nuk do mposhten kurrë."Ditëlindja e 100-të e shtetit shqiptar është ngjarja më e bukur për çdo bashkëqyetar kudo që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj.  Pikërisht sot e festojmë të bashkuar, të lirë, të fortë dhe me miq të shumtë.  Kam  nderin dhe privilegjin ti ndaj me ju këto çaste që janë nga më të veçantat për mua. Prej luftrave të kastriotëve dhe deri më sot simboli ynë, ky flamur që sot në këtë 100 vjetor i cili ka bërë një rrugë të gjatë dhe të mundimshme ia kemi arritur që të mos të ndahemi nga flamuri dhe ti dalim zot” tha Nishani.“Një vend i vogël preh e synimeve shoviniste nuk u rrëzua, nuk u shua u mbajt fort, u ngrit në këmbë, ushqeu me gjakun e vet ëndrrën për liri, se pati bij të mirë që deshën e mbrojtën trojet e tyre, ne kemi enderra e shpresa të mëdha, Shqipëria e sotme dhe e nesërmja janë vazhdë e ngritjes së flamurit në Vlorë. Ne dhe flamuri ynë jemi të pandarë dhe të padalshëm, si  materia dhe mendimi, si ideja dhe veprimi, si toka dhe qielli, si trupi dhe shpirti jemi një. “Flamuri ynë është nga më të pastrit, ai nuk i priu asnjë pushtimi asnjë shkatërrimi, na është dashur ne dhe ne i jemi dashur atij, si simbol mbijetese.  Ne na ndrit dhe na e tregon rrugën ky flamur që kemi. Si president i një vendi të lirë më shumë se kurrë pranë BE ku uroj gëzuar festën të gjithë shqiptarëve që në 100 vjet e kaluan të privuar nga liria. Gëzuar festën të gjithë shqip, qoftë e bekuar kjo ditë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Roftë Vlora, rroftë Shqipëri, rroftë kombi shqiptar” përfundoi fjala e presidentit.Gjika uron shqiptarët: Bashkimi, motoja e festësPër të zotin e shtëipësë së qytetit të festimeve, kryetarin e bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, motoja e kësaj feste duhet të jetë bashkimi dhe 100 vjetor duhet të shërbejë për të reflektuar.“Ja tek erdhën sot në këtë ditë të bekuar të 28 nëntorit të viti 1912.  I gjithë kombi i ka kthyer sytë nga Vlora, nga qyteti jonë i flamurit  dhe te ky shesh që mban emrin sheshi i flamurit. Të gjithë shqiptarët u nisën nga të katër anët  në një marshim emblematik drejt Vlorës, me kalë edhe me këmbë. Një përshëndje plot me mall më lejoni tua drejtoj atyre që janë larg që nuk mundën dot të jenë këtu me ne. 28 Nëntori është një ngjarje historike nga më të rëndësishmet.  Ajo është ditëlindja e të parit shtet modern shqiptar” theksoi Gjika.Gjika ka theksuar se sot kryefjalë dhe motoja e kësaj dite është bashkimi kombëtar. "Nëse ka një kryefjalë, kjo është bashkimi, bashkimi vllazëror në të tërë dimensionet, në të gjithë spektrin e ngjyrave. Bashkim jo si një mbledhje matematikore por si një bashkim njerëzish. Kjo gjë po ndodh edhe sot. Vlora ka arsye të ndihet krenare pasi jo vetëm është qyteti që ngriti flamurin por edhe qyteti që mbajti të ndezur frymën e lirisë. Ishte Vlora dhe vlonjatët që në çdo moment që i thirri historia ata u përgjigjën me sakrifica sublime” shtoi Gjika.Ceremonisë së festimeve iu bashkuan edhe 11 shqitparët e kosovës që u nisën  18 ditë më parë në këmbë nga Gjilani  për të qenë në Vlorë në 28 nentor për të përcjellë mesazhin ne jemi një.Ndërkohë, grupi i lajmëtarëve të ardhur në këmbë nga Gjilani i kanë dorëzuar presidentit të republikës flamurin kombëtar shqiptar.“Ne grupi nga Gjilani që udhëtuan në këmbë. Sollëm amanetin e të parëve tanë që dhanë jetën për atdheun tonë.  Roftë Shqipëria, rroftë kombi shqiptar” tha një prej lajmëtarëve.“Marshimtarët të trevave shqiptare që kanë marshuar nga Kosova dhe sot  janënë Vlorë sjellin mesazhin e bashkimit kombëtar” tha Nishani ndërsa ka marrë në dorë flamurin.Në  afmosferë të mrekullueshme, flamuri kuqezi ka ecur dorë me dorë  së bashku me dëshirën e shqiptarëve në këtë fillim shekulli të ri, për tu bashkuar në familjen europiane.