Rama: 100-vjetori mundësia për të parë të ardhmen
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë prezanitimit të ekspozitës, me flamujtë shqiptarë ndër vite, në Vlore nuk ka harruar të kujtojë vështirësitë me të cilat u organizua kjo festë e mrekullueshme në Vlorë.Gjatë fjalës së tij Rama tha se organizimi i 100 vjetorit në Vlorë ishte një sfidë për të kapërcyer të gjitha vështirësitë dhe pengesat financiare që pati deri në fund bashkia. Ndërkohë që po ashtu kreu i PS-së tha se 100- vjetori është një mundësi për të parë të ardhmen mes të shkuarës, nga ku kuptohet se mund të ketë një shoqëri ndryshe e të drejtë në të ardhmen .“Ky 100-vjetor është mundësia që përmes vizionit, shembujve dhe të një historie që ne na shërben për të besuar me gjithë zemër që një Shqipëri ndryshe është e mundur, një Shqipëri europiane është e mundur dhe janë të mjaftë për të qënë krenar që jemi pjesë e PS-së që në gjithë historinë e vet e ka mbrojtur me dinjitetin më të madh interesin kombëtar dhe e ka përfaqësuar në të gjitha momentet kyçe të historisë së saj” tha Rama.Kryesocialisti Rama ka shtuar më tej se ky 100-vjetor është i bekuar pasi shqiptarët jetojnë të lirë kudo që janë."Ja ku mbërritëm në Vlorë me flamujt. Ekspozita fillon me një flamur të ngritur jashtë kufijve të Shqipërisë dhe shpaloset sot në vendin ku 100 vjet më parë e ngriti Ismail Qemali pasi ka mbajtur në vete kurora mbretërore, simbole të ideologjisë komuniste për të ardhur sot me qiellin e kuq dhe shqiponjën dy krenare. Sot ky 100 vjetor është i bekua për faktin se flamuri kuqezi zi është i lirë kudo që ka shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe në trojet shqiptare të Serbisë. Ky flamur është i çliruar nga të gjitha peshat e së shkuarës prandaj ky 100-vjetor është i bekuar. Ne jemi shumë të lumtur që patën privilegjin që të shëtisim në rrugën e flaurit në të gjitha trojet dhe ka qënë emocion i veçantë që të shihmin këtë ekspozitë me të gjithë shqiptarët, por është një emocion i veçantë për ta çelur këtu sot ekspoztinë në 100 vjetorin e paravarëisë në Vlorë” tha Rama.Ekspozita fillon me një flamur të ngritur jashtë kufijëve të Shqipërisë dhe shpaloset hap pas hapi bashkë me historinë e flamurit tonë që sot është po ai që ngriti 100 vjet më parë Ismail Qemalin. Ekspozita është shijuar nga të gjithë patriotët nga trevat shqip folëse. Në këtë ekspozitë ka fotografi të historisë së Shqipërisë që shfaqen për herë të parë.