100-vjetori, për 24 orë 20 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2012, 11:20
Rreth 20 mijë shqiptarë të Kosovë kanë hyrë në Shqipëri për të kremtuar 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.Pas edhe lëshimit të autostradës Gjergjicë-Vermicë, është rritur ndejshëm numri i atyre që i drejtohen Shqipërisë për të festuar ditën e Pavarësisë.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare në Vermicë, në vendkalimin kufitar me Shqipërinë, janë nisur drejt Shqipërisë rreth 18, 000 qytetarë të Republikës së Kosovës.Pavarësisht numrit të madh të qytetarëve, në pikëkalimin kufitar nuk ka radhë të automjeteve të cilat duan të kalojnë në Shqipëri.