100-vjetori, lindin një vajzë dhe një djalë në Tiranë

Bebeja e pare, e cila ka ardhur në jetë në kryeqyet, ditën kur Shqipëria feston plot 100 vjet pavarësi , i përket seksit femër, emri i së cilës është Rozalinda Ymeri. Ajo ka lindur në orën 02:30 të së mërkurës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe sipas nënës gëzon shëndet të plotë.Ndërsa i pari bebe i seksit mashkull në kryeqytet është Liridon Ijon , i cili ka ardhur në jetë rreth orës 07:30 të mëngjesit në maternitetin "Koço Glozheni". Liridoni duket sikur ka zgjedhur vetë enkas këtë ditë për të ardhur si dhuratë e 100 vjetorit.Një tjetër ditë e vecantë e cila mbetet gjatë në memorjen e cdo njeriu është dita e dasmës, por kur ajo përkon me ditën e 100 vjetorit të pavarësisë bëhet edhe me speciale.Çifti me origjinë nga Tropoja, Agron dhe Lindita Toska kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në këtë ditë të vecantë shoqëruar me flamuj kuq e zi.E si për rastësi në këtë moment të vecantë për ciftin , ka përshëndetur nga larg edhe kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, i cili rastësisht u gjend aty.Me kënaqësinë më të madhe cifti, i cili tashmë mund të quhet me plot kuptimin , cifti i 100 vjetorit të pavarësisë ka ofruar për Ora Neës momentet e gëzimit të kësaj dite.