100-vjetori, radhë e gjatë në Qafë Thanë

Mijëra qytetarë nga mbarë trojet etnike shqiptare i janë drejtuar Vlorës dhe Tiranës, për të kremtuar 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.Sipas informacioneve më të fundit më doganën e Qafë Thanës janë krijuar radhë të gjata të shqiptarëve nga Maqedonia të cilët vijnë në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësisë.Mësohet se mijëra shqiptarë janë në radhë në tokën maqedonase në pritje  për të hyrë në tokën shqiptare.Jo vetëm nga Maqedonia por edhe nga mbarë trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora me mijëra shqiptarë i janë drejtuar Vlorës apo edhe kryeqytetit shqiptar, Tiranës, për të kremtuar njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.