Festimet në Tiranë, policia devijon qarkullimin e automjeteve

Policia e Tiranës, aktualisht ka bërë devijimin e lëvizjes së automjeteve hyrëse në kryeqytet.Në një njoftim të policisë së Tiranë theksohet se do të ketë devijim të qarkullimit të automjeteve për shkak të festimeve që organizohen sot në kryeqytet.Ja disa nga devijimetRruga e Elbasanit Sauk-Pallati i Brigadave nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve por të do të bëhet devijimi i qarkullimit rrugor nga Qëndra Tregëtare Teg - Rruga Komuna e Parisit për të hyrë më pas në Tiranë.Do të bllokohet totalisht lëvizja e mjeteve në  Bulevardin Zogu i I ; Rruga Ded Gjon Luli ; Front Urani ;Nuk do të lejohen të hyjnë dhe të qarkullojnë në Tiranë, autobuzat interbanë, por duhet të parkohen në pallatin Asllan Rusi ; Fusha e Zezë në Kombinat; Fusha në Qytetin Studenti, përgjatë Unazës së madhe.Në kuadër të këtyre masave nga Bashkia e Tiranës do të organizohen një sërë aktivitetesh si dhe përgjatë "Sheshit Skënderbej", do të zhvillohet Parada Ushtarake në segmentin rrugor Sheshi Rilindja, përgjatë rrugës së "Durrësit" deri tek sheshi "Skënderbej" në intervelin kohor ora 10.00 deri në orën 18.00.Nga ora 18.00 deri ne 22.00 do behet bllokimi i levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor nga kryqezimi i Bulevardit "Dëshmoret e Kombit" me bulevardin "Bajram Curri" (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek sheshi "Nene Tereza" (per koncertin permbylles ne sheshin "Nene Tereza).