Google, grafikë dedikuar 100-vjetorit të Pavarësisë

Motori i kërkimit Google ka ndryshuar logon e tij me një grafikë të veçantë dedikuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Kështu, pas nënshkrimit të peticionit për përvjetorin e Pavarësisë, Google ka ndryshuar logon në kuq e zi në datën 28 nëntor, ora 00.00.Në qendër të faqes është vendosur flamuri shqiptar kuqezi ndërsa e njëjta emblem del sërish edhe nëse kërkon  diçka në google.Google e ka në praktikën e saj ndryshimin e faqes së saj dhe të gërmave të logos varësisht nga festat e ndryshme dhe aktiviteteteve ndërkombëtare.Kompania ka krijuar dhe një ekip që takohet rregullisht për të dhënë ide e për të vendosur cilat ngjarje të veçanta meritojnë të kremtohen me një ndryshim grafiku.Shqiptarët me anë të një peticioni i bënë kërkesë Google, që edhe pavarësia e Shqipërisë të njihet nga motorri i kërkimit si një ngjarje e rëndësishme.Peticioni është nënshkruar nga mbi 75 mije shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre dhe ata që jetojnë e punojnë në vende të tjera, por dhe shokë e miq të tyre, si dhe dashamirës të Shqipërisë në këtë 100 vjetor. Por për momentin, ndryshimi i Google është vetëm për përdoruesit nga Shqipëria.Për festimet e Ditës së Flamurit, Tirana dhe e gjithë Shqipëria është veshur kuq e zi, ndërsa në to do të marrin pjesë qytetarë të shumtë të ardhur nga gjithë vendi, trojet shqiptare, si dhe turistë të shumtë.