Drogë drejt Athinës, arrestohet shqiptarja me 0.5 kg heroinë në çantën e dorës
500 gram heroine jane sekuestruar nga policia kufitare e Kakavijes, nderkohe qe eshte arrestuar poseduesja e saj shtetesja Mimoza Sota 45 vjeç nga Fieri.
Burime nga kjo pike doganore, bejne me dije se heroina u gjet gjate kontrollit qe efektivat kufitare po kryenin ne bagazhet e pasagjereve te autobusit te linjes Tirane-Athine, ku ne çanten e dores se shteteses se lartepermendur u evidentua dhe sasia e heroines.
Menjehere eshte bere arrestimi i 45 vjeçares Sota, nderkohe qe behet me dije se heroina do te trafikohej drejt kryqytetit grek, Athines. Akuza qe rendon tashme mbi Mimoza Soten eshte trafiku nderkombetar i lendeve narkotike,nderkohe qe materialet i kane kaluar prokurorise se krimeve te renda Tirane.
Ndërkaq 35 klandestine nga Eritrea, Siria dhe Somalia jane bllokuar serish nga policia e kufitare e Kakavijes ne afersi te fshatit Gline, te cilet kishin hyre ne menyre ilegale ne vendin tone nepermjet kufirit me shtetin grek.Policia ben me dije se mes tyre ishin edhe 3 gra.
Policia e Tepelenes ka bere te mundur arrestimin e shtetasit Musa Sinanaj 61 vjeç, nga fshati Izvor i po ketij qyteti. Mesohet se ky shtetas ka debatuar per motive pronesie me shtetasin me inicialet P.O dhe ka kerkuar te marre marre hak duke qelluar me bresheri automatiku ne drejtim te djalit te tij,16 vjeçarit me inicialet XH.O.
Fatmiresisht i riu nuk eshte prekur nga plumbat, nderkohe qe e mberritur ne vendgjarje policia ka arrestuar autorin per veprat penale “kanosje me arme zjarri” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.