Njohja e Kosovës nga fb, Berisha: Arritje historike
Ish-kryeministri, Sali Berisha, përshëndet njohjen e Kosovës nga Facebook. Sipas Berishës njohja nga FB si shtet i pavarur eshte nje arritje historike per Kosoven.“Te dashur miq, nje lajm shume i gezueshem erdhi keto dite per te gjith qytetaret e Kosoves ne teresi, miqte tane te FB ne veçanti por dhe mbare kombin shqiptar. Flamuri i Kosoves se pavarur valevitet tani krenar ne seline qendrore te Facebook. Tani perdoruesit qe do vendosin vendodhjen e tyre ne faqe do te kene opsionin Prishtina, Kosova. Njohja nga FB si shtet i pavarur eshte nje arritje historike per Kosoven” shkruan Berisha.Duke nënvizuar rëndësinë e kësaj njohje, Berisha thekson se rrjeti social i FB, paraqet nje platforme te shkelqyer qe do te ndihmoje miliarda njerez ne bote per te kuptuar se Kosova e pavarur eshte nje realitet i padiskutueshem.“Facebook vertet nuk eshte nje vend i pavarur me nje vote ne OKB por eshte superfuqia numer nje e komunikimit ne bote. Keshtu qe tani rrjeti social i FB, me mbi 1 miliard perdorues, paraqet nje platforme te shkelqyer qe do te ndihmoje miliarda njerez ne bote per te kuptuar se Kosova e pavarur eshte nje realitet i padiskutueshem ne zemer te Europes.Mirenjohje te thelle z Mark Zuckerberg dhe bordit te Facebook per vendimin e tyre historik per Kosoven! Urime Kosove, Urime miq te rrjetit tone ne Kosove!” përfundon Berisha.Një ditë më parë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është njoftuar nga drejtuesit e lartë të Facebook, me seli në Dublin të Irlandës, mbi përfshirjen e Kosovës në këtë rrjet global social.Përfshirja e Kosovës në rrjetin më të madh social në botë është bërë për t’iu ofruar kosovarëve dhe bizneseve të Kosovës të njëjtat mundësi sikur edhe vendeve të tjera të botës.Një rol të rëndësishëm për njohje më të madhe të Kosovës në internet ka luajtuar kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i cili shprehet i befasuar nga rritja e shtrirjes së internetit në Kosovë vitet e fundit.Kosova i ka përshkallëzuar muajt e fundit përpjekjet e saj për të siguruar përfshirjen e kosovarëve në rrjetet dhe shërbimet ndryshme të internetit në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Diplomaci Dixhitale, e cila synon integrimin e vendit në rrjetet e komunikimit global.