Vlorë, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Shpëtim Gjikës
Gjykata e Vlorës ka shtyrë për në 5 dhjetor, në orën 11:30 seancën e parë gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika. Shtyrja ka ardhur pas kërkesës së avokatit mbrojtës së Gjikës dhe të prokurorëve pasi mungonte i akuzuari Gentjan Sherifaj.Dosja Gjika filloi gjykohet sot në orën 11:30. Seanca është çelur në gjykatën e qytetit bregdetar nen kurreshtjen e mjaft njerezve.Në sallën e gjyqit ka qenë i pranishëm edhe vetë kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ndërsa të pandehurit e tjerë janë përfaqësuar nga avokatët e tyre.
Gjatë fjalës së tij, avokati i Gjikës, Ardian Leka ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore, pasi nuk kanë informacione dhe nuk kanë lexuar dosjen e prokurorisë.Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika akuzohet për “falsifikim të dokumenteve”. Sipas prokurorisë, Gjika ka lëshuar dy leje ndërtimi pa i kaluar fare në Këshillin e Territorit. Ndërkaq e pandehura, Eleni Dardha është thirrur për në gjyq, por ajo nuk është paraqitur. Në sallën e gjyqit ka qenë, avokati i saj, Brahim Muço.
I pandehuri Gëzim Peka, nuk është paraqitur por është përfaqësuar nga avokati i tij. Edhe i pandehurit, Blerti Liçaj është përfaqësuar nga avokati, Edmond Dema. Për të pandehurin, Mustafa Tartari është paraqitur avokati Ledion Brako.
Ndërkaq, mungonte i pandehuri Gentian Sherifaj, i cili mësohet se ka paraqitur një raport mjekësor dhe nuk ishte i përfaqësuar as nga avokati i tij.Per kete prokuroret e ceshtjes Klodian Braho dhe Aurel Zarka kjo seance duhet te shtyhej pai per nisjen e gjykimit duhet te ishin te tera palet nen gjukim ku avokati dhe i padehuri Gentian Sherifi nuk u paraqiten ne salle nje gje te tille pranuan dhe avokat mbrojtes.
Pas konsultimeve, gjyqtarja Anastasi Shehu me kërkesë edhe të prokurorit Kladian Braho dhe Aurel Zarka kanë vendosur që të shtyjnë seancën per te gjithe per arsye objective. Seanca e rradhës për në datën 5 dhjetor 2013 në të njëjtën orën, 11:30 të paradites.Një javë më parë kryetarit i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka theksuar se është i pafajshëm dhe duke dhënë shpjegime se mungesa e tij para opinionit publik dhe medias ka ardhur për ti lënë vend përgjigjeve të pyetjeve në gjykatë.Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, akuzohet për falsifikim të dokumentave dhe dhënie e lejeve të ndërtimit në vendet ku nuk është e ndaluar me ligj. Më konkretisht bëhet fjalë për objektin që ndodhet te vendi i quajtur “Tre racat”, ndërsa objekti i dytë ndodhet brenda territorit të portit.