Rama jo SHBA-së për armët kimike. Sulmon krerët e PD: Helmuan protestën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2013, 19:05
Qeveria shqiptare i thotë zyrtarisht jo ardhjes së armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Pas protestave në rrugë të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë, kryesisht të rinj kryeministri Edi Rama është sinkronizuar me qëndrimin e tyre, duke refuzuar kështu kërkesën e partnerit dhe aleatit tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një rrëfim të gjatë për opinionin publik dhe ata që protestonin përballë Kryeministrisë, Rama tha se nuk do të mund të merrte kurrë, për asnjë arsye asnjë vendim që do të cënonte apo vinte në rrezik jetën e qytetarëve.
