Armët kimike “ndajnë” Lilën nga Rama: Shqipëria ka nevojë për shpresë, jo helme

Rreth 3 vjet më parë do të vinte nga Italia në mbështetje të Edi Ramës, në atë kohë lider i opozitës, por sot është kundër tij dhe i kërkon të gjejë forcën për ti thënë stop armëve kimike në Shqipëri.Këngëtarja Elsa Lila që 3 vjet më parë surprizoi me vendimin e saj për të hyrë në grevën e urisë në mbështetje të socialistëve për hapjen e kutive të zgjedhjeve shkuara lokale, befason sërish duke ngritur zërin kundër Edi Ramës sot kryeministër e për ti thënë dy fjalë nga larg.“Besoj se vendi im ka nevoje per shprese, jo per frike. Shqiperia ime ka nevoje per lule qe te mbillen jo per faren e helmit. Duhet mbrojtur arti i jetës dhe jo i vdekjes. Une uroj që kësaj here ju të gjeni forcën dhe të lini mënjanë interesin ekonomik dhe politik dhe të përqafoni thirrjen e të gjithë shqiptarëve: JO nuk i duam armët kimike në Shqipëri “ thekson ajo.Elsa Lila është një ndër artistët që i bashkohen zërit të qytetarëve kundër importimit të armëve të Assad.