Breçani padit në gjykatë Policinë e Shtetit, kërkon rikthimin në detyrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2013, 21:44
Ish-zv/drejtori i Rendit dhe Sigurisë në Dibër, Erzen Breçani ka paditur në gjykatë Policinë e shtetit, për shkarkimin e tij nga detyra. Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative, ku Breçani kërkon revokimin e urdhrit të drejtorit Artan Didi, dhe rikthimin e tij në detyrë.Erzen Breçani është shkarkuar nga posti i zv/drejtorit të Rendit dhe Sigurisë në Dibër, për shkak të shkrirjes së këtij pozicioni. Brenda një muaji, Erzen Breçani u lëviz nga posti, i zv/drejtorit të Policisë së Tiranës në zv/drejtor në Dibër, prej nga edhe u shkarkua për të dytën herë.Po kështu, në gjykatë ka dorëzuar padi për largim të padrejtë nga puna edhe ish-zëvendësdrejtori për Rendin në Elbasan, Gjelosh Prendi.