Serbi, Gjillas në krye të Partisë Demokratike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2012, 07:39
Partia Demokratike, njëherësh partia më e madhe opozitare në Serbi, ka zgjedhur kryetarin e ri të saj.Dragan Gjillas është zgjedhur në kongresin e partisë, duke fituar shumicën nga më shumë se 3,000 delegatë.Duke iu adresuar kongresit, Gjillas është zotuar se do ta reformojë partinë dhe do ta udhëzojë drejt zgjedhjeve më 2016.Ai po ashtu ka thënë se partia duhet të ndajë përgjegjësinë për problemet e Serbisë, të cilat përfshijnë: papunësinë e lartë, rënien e standardit të jetës dhe korrupsionin.Gjillas në këtë post pason ish-presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.Tadiç ka dhënë dorëheqjen si udhëheqës i demokratëve, pasi partia e tij humbi zgjedhjet në muajin maj.