Të rinjtë e PD thirrje për protestën për tu bashkuar kundër blerjes së votës
Te rinjte demokrate kane ftuar shqiptaret te behen pjese e protestes kunder blerjes se votes, e te bashkohen diten e hene ne oren 14:00 para Kryeministrise.Ata e kane quajtur te turpshme cenimin e te drejtes se votes se lire ne Korçe, ku sipas tyre me fakte u tregua blerja e saj me para. Përveç thirrjes para mediave, në disa kënde të kryeqytetit, të rinjtë demokratë kanë tentuar të bindin edhe nga afër qytetarët, për tu ngritur në protest.PD i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve për kreun e Bashkisë së Korçës, që u mbajtën në 3 nëntor.Paralelisht me rrugën ligjore, demokratët paralajmëruan edhe mbajtjen e protestave qytetare. Të hënën, ditën e protestës së PD, në vendin tonë do të qendrojë për vizitë edhe Komisoneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule.