Spiropali me homologun italian: Bashkëpunim kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal

Në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit bilateral midis administratave doganore shqiptare dhe italiane, Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali zhvilloi një takim me homologun e saj italian, Giuseppe Peleggi.Drejtorët e përgjithshëm të doganave respektive vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë dhe diskutuan për zgjerimin e tyre.Spiropali vlerësoi asistencën e gjithanshme që dogana italiane i ka dhënë ndër vite asaj shqiptare, nënvizoi ecurinë e projektit të binjakëzimit që drejtohet nga ekspertët italianë dhe theksoi vullnetin e administratës shqiptare për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit në luftën kundër kontrabandës, evazionit fiskal dhe korrupsionit.“Aktualisht dogana shqiptare po përqëndrohet drejt modernizimit të sistemit dhe rritjes së efikasitetit në luftën kundër evazionit fiskal nëpërmjet shkëmbimit të informacionit. Për ne asistenca e administratës doganore italiane në fusha sensitive si analiza e rriskut, zbulimi i mallrave të fallsifikuara dhe rritja e kapaciteteve sidomos në sektorin e analizave laboratorike është prioritet” –tha Spiropali.Nga ana tjetër Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Doganore dhe Monopoleve të Italise, Giuseppe Peleggi shprehu vlerësimin për ecurinë e deritanishme të projekteve bilaterale si dhe atyre të IPA në kuadrin e BE dhe siguroi për gatishmërinë e plotë të administratës italiane për bashkëpunim të mëtejshëm.vizitoi Laboratorin Doganor, sallën e monitorimit dhe analizës së rriskut, mallrat e fallcifikuara të zbuluara nga administrata doganore italiane dhe diskutoi për thithjen e eksperiecës së tyre në këto fusha.