Ndërmjetësuesit në “sherr”, mocion mosbesimi për Kryetaren dhe Kryesinë

Pavarësisht se u trumbetua se Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit ishte një lajm i madh dhe i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, kur kanë kaluar 4 muaj nga ngritja e saj konfliktet e brendshme kanë çuar në bllokimin e punes.Ndërmjetësimi funksionon në bazë të vullnetit të lirë të palëve për të arritur nga pozita të barabarta në një zgjidhje të mosmarrëveshjes, pa shkuar në gjykatë.Në mbledhjen e radhës të kësaj dhoma pjesa më e madhe e anëtarëve kanë kërkuar një mocion mosbesimi për kryetaren Drita Avdyli dhe 7 anëtarët e kryesisë, ndersa kane zgjedhur si kryetar te ri  Eugent Bitin.Ylli Kameri, anëtar i Kryesisë shprehet se ky nuk është një mocion i paligjshëm dhe sqaron se Kryesia që do të dalë nga kjo mbledhje është e paligjshme.Por kush humbet më shumë nga ky konflikt? Kameri pohon se 17 mijë dosje mund të zgjidheshin nga ndërmjetësuesit dhe tashmë ato do të përfundojnë në dyert e gjykatave, çka do të thotë kohë dhe kosto për qytetarët.Zgjidhja e ndërmjetësuar është parë si një mekanizëm më i shpejtë, më pak i kushtueshëm dhe më transparent jashtëgjyqësor për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeje, por në kushte të tilla ky profesion nuk mund të gjejë ende zbatim në Shqipëri.