“Korça” shkon te Presidenti i BE, Basha informon Van Rompuy për blerjen e votës
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, është takuar sot në Berlin me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Europian Herman van Rompuy.Në takim, kreu i PD-së ka kërkuar mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ndërsa e informoi presidentin e BE-së Van Rompuy për situatën politike në vend, përfshi zgjedhjet në Korçë.Basha theksoi se “integrimi europian është procesi më i rëndësishëm për çdo shqiptar dhe se PD dhe opozita nuk do t’i reshtin përpjekjet e tyre, për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE, si e ardhmja më e mirë dhe më e sigurt që shqiptarët meritojnë”.Ndërkaq kreu i opozitës theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të mbrojë me të gjitha mjetet ligjore e institucionale, demokracinë, zgjedhjet e lira dhe shtetit ligjor, të cilat çdo ditë janë nën kërcënimin e mazhorancës.Basha mori pjesë në ceremoninë zyrtare të raportit të përvitshëm të Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian Herman van Rompuy, mbi situatën në Europë.Këtë vit kjo ceremoni u zhvillua në Berlin, në përkujtim të rënies së Murit të Berlinit, që simbolizon erën e lirisë për vendet e Europës ish- komuniste dhe ribashkimin e Gjermanisë dhe mbarë Europës.Presidenti Van Rompuy beri prezantimin vjetor të gjendjes politike ekonomike dhe shoqërore të Europës gjatë këtij viti dhe rrugën përpara gjatë vitit të ardhshëm. Ne përfundim të ceremonisë zoti Basha u takua me Presidentin Van Rompuy.