Nisma 'Vrapo për fëmijët'

"Vrapo për Fëmijët 2013". Nën këtë moto dhjetëra qytetarë kanë vrapuar në një garë bamirësie për të ndihmuar fëmijët jetimë që vuajnë nga sëmundja e kancerit.Fondacioni Vodafone në bashkëpunim me ambasadën amerikane e organizojnë këtë aktivitet për të tretin vit radhazi. Drejtori i Fondacionit Vodafone Albania Albi Greva u shpreh se në garën e këtij viti është vënë re një sensibilizim më i madh i qytetarëve.Zv.ambasadori i SHBA-ve Henri Xhardine vlerësoi këtë aktivitet në ndihmë të fëmijëve të sëmurë jetim.Ky sensibilizim ka lindur si përgjigje ndaj nevojave të fëmijeve jetimë të prekur nga kanceri të cilët kanë nevojë për seanca kimioterapie intensive. 'Vrapo për fëmijët 2013' u zhvillua tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës.